TIRANE- Në fjalën e tij nga çadra në ditën e 80 të protestës, kryetari i Partisë Demokratike vijoi me ndryshimet që ai do të sillte me Republikën e Re ndryshe nga qeveria Rama.

Ai nuk harroi të përmendte edhe kritikun e tij, analistin Henri Çili, kur përmendi sektorin e arsimit.

“Akademikët dhe studentët do të jenë ata që do të menaxhojnë universitetet. Edhe Henri me shokët e tij do të kenë një copë diell në Republikën e Re, por që të bëni këtë duhet të konkurroni me sektorin publik, por nëse nuk e bëni këtë do merrni (tregon brrylin),” tha Basha.

 (e.f/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: