Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka falënderuar vullnetarët dhe të gjithë ata që po kontribuojnë për të ndihmuar banorët e prekur nga tërmeti. Ai sjell si shembull ata që po ndihmojnë banorët e Bubqit duke iu siguruar ushqim, veshje dhe ilaçe.

“Mirënjohje e thellë për të rinjtë dhe të rejat që prej ditësh po ndihmojnë banorët e Bubqit. Ata kanë ngritur një kuzhinë dhe gatuajnë drekë dhe darkë për banorët e dëmtuar nga tërmeti dhe një sistem shpërndarje bashkë me veshje dhe ilaçe për familjet në këtë zonë.

Mirënjohje nga zemra për të gjithë ata që kontribuojnë sipas mundësive që së bashku si një familje e madhe duke ndihmuar njëri-tjetrin të lehtësojmë vuajtjet dhe dhimbjen e njerëzve në emergjencë”, shkruan kreu i PD.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb