TIRANË

Kryedemokrati Lulzim Basha në një komunikim me mediat tha se PD-ja ka hyrë në një rrugë modernizimi dhe transformimi, ku në bazën e gjithçkaje do të jetë transparenca dhe llogaridhënia ndaj qytetarëve.

Ai tha se selia blu do t’i zgjedhë kandidatët për deputetë  mbi parimin në anëtar një votë, duke u bërë kështu partia e parë në Shqipëri që sjellë një model tipik perëndimor.

“Jam këtu për të ndarë me qytetarët shqiptarë se po avancojmë në rrugën  tonë për modernizimin e PD. PD do t’i zgjedhë kandidatët me sistemin në anëtar një votë. Është një model perëndimor, i shërben llogaridhënies dhe transparencës. Ne e fillojmë këtë brenda PD dhe nesër do të jetë  ky modeli ynë i qeverisjes me transparencë. Do të  bëjmë një transformim të thellë. Unë jam i vendosur ta çojë këtë proces deri në fund.

Fiks një vit pas Kuvendit Kombëtar të PD, kemi hedhur një hap tjetër të rëndësishëm.  Kemi hedhur një hap të rëndësishëm falë miqve tanë perendimorë. Ne jemi sot për një betejë për jetë a vdekje për demokracinë. Duke zgjedhur deputetët me përfshirjes e plotë të anëtarësisë, japim garanci që qeverisja do të jetë e qytetarëve dhe jo e oligarkisë, të cilët janë sot ortakë me këtë qeveri”-tha mes tjerash Basha.

(n.m/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: