Analisti Arjan Vasjari, në një intervistë në emisionin “Real Story” në “News 24” deklaroi se shpesh Basha i duket si lider, që duhet të ikë.

Vasjari theksoi se PD është në momentin më kritik të historisë, duke shtuar se Partia Demokratike duhet që të përdorë energjinë e brendshme për të ndryshuar brenda vetes.

Shpëtim Nazarko: PD ishte front shumëngjyrësh, ku kishte edhe idealist, liberal etj që Berisha i qërroi që më 1992 dhe ndërtoi modelin e vet sepse kuptoi se vetëm me ata mund të bënte. Nuk jemi model më shumë se Erdogani dhe Gruevski.

Arjan Vasjari: Berisha dhe Basha nuk mund të krahasohen. Ish-kryeministri fitoi zgjedhjet, Basha jo. Lulzim Basha humbi se nuk krijoi alkimi tek qytetarët. Nuk besoj se tek Basha, di unë njerëz që nuk e besojnë liderin demokrat. Njerëz të afërt me Bashën nuk kanë besim tek ai, por qëndrojnë pranë tij, vetëm se kanë poste të larta në Partinë Demokratike. PD është në momentin më të vështirë në histori. PD sot është edhe më keq se PS kur ndryshoi sistemi. PD sot ka energji, për të ndryshuar. Qeliza bazë e PD ndjen nevojën për të ndryshuar, Basha nuk ndjen pulsin e partisë së tij. Basha të rrijë brenda strukturave, por nuk mund të jetë kryetar. Basha duhet të ikë. Është ky që po e çon PD-në në frazë terminale.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: