Ish-anëtari i Kryesisë së PD, Fatbardh Kadilli ka komentuar zhvillimet më të fundit nga selia blu mbi vendimin Lulzim Bashës për të hequr nga grupi parlamentar Sali Berishën.

Kadilli thotë se në PD dje ndodhi një ‘atvrasje’ dhe një ‘vetëvrasje’ sipas të cilit të dyja janë false.
Ai thekson se vendimi është i llogaritur për të shpëtuar karrierën e kryetarit, por jo të ardhmen e PD.

Sipas Kadillit, demokratëve nuk u duhen vendime që vijnë si urdhëra, por vendimet duhet ti marrin vetë ata.

 

STATUSI NGA FATBARDH KADILLI

Fundi i KryetaroKracise
PD-ja humbi edhe liderin, edhe ish-liderin.
Në PD ndodhi një “atvrasje” dhe një “vetëvrasje”. Të dyja janë fallco. Pa thelb moral. Pa parime.
Demokracia nuk fitoi asgjë. Opozota nuk fitoi asgjë.
Me dakordësi, apo pa dakordësi mes tyre, kryetari dhe ish kryetari, na dhanë provën se si nuk funksionon partia, por funksionojnë llogaritë e atyre që kanë vulën e partisë dhe listën e anëtarësisë.
Vendimi prej skuthi, në çastet e fundit, i Bashës është bazuar mbi llogari, jo mbi parime.
Vendimi është i llogaritur. Ky vendim bëhet për të shpëtuar karrieren e kryetarit, por jo të ardhmen e PD.
Nga ky vendim del vetem një mësim:
NJERËZ MOS QËNDRONI SPEKTATORE!
Nuk mund të jenë disa individë që vendosin për ne. Nuk mundet që fatet e opozitës të varen nga llogaritë e disa individëve.
Nuk na duhen Vendime që na vijnë si Urdhëra. Nuk zgjidhin asgjë Vendime që vijnë si Llogari e dikujt tjetër. Vendimet na takojnë ne. Të gjithëve.
NJERËZ TË FITOJMË SOVRANITETIN!
TË VENDOSIM VETË!
Na duhet një politikë e re, Një opozitë e re, që ta krijojmë vetë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb