Partia Demokratike duket se e ka një ndër prioritetet e programit të saj sportin. Për këtë arsye kryedemokrati Lulzim Basha i ka besuar një detyrë të veçantë futbollistit të kombëtares Andi Lila.

Mësohet se Lila do të jetë koordinator kombëtar i Partisë Demokratike për sportet.  Ndonëse u përfol si një nga kandidatët e mundshëm për deputet në Kavajë, Lila nuk është në listë, e me sa duket do të shërbejë në një detyrë tjetër të rëndësishme në PD.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb