Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, iu kthye ashpër analistit Skënder Minxhozi, i cili e pyeti për “21 Janarin”, ku u vranë katër njerëz në bulevard, teksa Basha ishte ministër i Brendshëm.

Në përgjigjen e tij në studion e emisionit “Real Story”, në News24, Basha i tha Minxhozit se bëri zhurmuesin dhe tha gjëra të paarsyeshme, sa dhe zyra e propagandës së PS e ka zili. Sipas kryedemokratit, halli dhe shqetësimi i madh janë mijëra njerëz, që jetojnë në varfëri në këto 8 vite qeverisje nga Rama.

“Nuk ka gjë më të padobishme për shoqërinë se sa të përpiqesh të manipulosh të kalurën, për të ndalur të ardhmen. Për mua the gjërat më të paarsyeshme, që asgjë zyra e propagandës së PS nuk i thotë. Ky është zhurmues. Ti nuk bëre pyetje, por konstatime, që dhe zyra e propagandës së PS të ka zili. Unë kam shqetësim tjetër, kam hallin e atyre njerëzve që sot kanë fëmijët pa bukë. Kam hallin e atyre shkollave të rrënuara. Kam hallin e mijëra familjeve shqiptare. Kemi nevojë më shumë se kurrë për të dalë nga kjo krizë. Unë përgjigjet, sfidat, i kam me këta njerëz. Ju premtoj se pas 25 prillit do bëj gjithçka të themelojmë një kulturë të re politike. Asnjë qeveri nuk do të përbëjë më kërcënim për të ardhmen tuaj. Ftesa është ‘mos ja hapni derën për herë të tretë atij që për tetë vite nuk mbajti asnjë premtim, varfëroi shqiptarët’. Votoni për ndryshimin, votoni për numrin 9. Nuk vij t’iu kërkoj një mandat të dytë, nëse nuk mbaj premtimet”, tha Basha.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb