Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, i përgjigjet kryeministrit Edi Rama, pasi ky i fundit i kërkoi sqarim për kasetën e masakrës në Krushë të Madhe.

Përmes një postimi në “Facebook”, Basha thekson se Rama merret vetëm me trillime dhe gënjeshtra kundër tij, ndërkohë që ekonomia është në kolaps.

Reagimi i Bashës:

Ndërsa Rama merret vetëm me trillime dhe gënjeshtra kundër meje, ekonomia jonë është në kolaps. Studimi i Fondit Monetar Ndërkombëtar tregon se Shqipëria është ekonomia më pak e kredituar në Ballkan.
Për 7 vite me radhë Rama e shkatërroi ekonominë. Kjo është arsyeja pse Rama nuk jep ndihmë financiare për familjet që vuajnë nga kriza. Shqipëria është vendi që u jep më pak ndihmë ekonomike qytetarëve të saj!
Ne do ta ndryshojmë këtë. Ne do ndihmojmë të gjithë qytetarët, biznesin, të vetëpunësuarit, dhe do të sigurojmë ndihmë financiare për çdo familje. Bashkë do sjellim shpresë të re për Shqipërinë!

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb