Kreu i PD, Lulzim Basha i ftuar në emisionin ”Real Story” të Sokol Ballës në News24 ka sqaruar përfundimisht rolin e tij gjatë luftës së Kosovës si hetues dhe anëtar i UNMIK e Tribunalit të Hagës.

Basha garanton se nuk ka qenë kurrë pjesëtar i ndonjë procesi hetimi ndaj UÇK dhe luftëtarëve të saj. Madje ai thekson se detyra si hetues që ka pasur ka qenë në skuadrën qe hetonte serbët dhe që çoi në prangosjen e Millosheviçit, por jo shqiptarët.

Tre detyra ka pasur sipas tij, Lulzim Basha, për 6 muaj në hetimin e krimeve serbe për spastrim etnik në Mitrovicën e Veriut, përgjegjës për një nga pesë zonat nën përgjegjësinë e KFOR ,dhe përgatitja e tranzicionit të pushtetut nag autoritetet e OKB tek ato të Kosovës siç ishte themelimi i Ministrisë së Drejtësisë.

Sa për Ramën, Basha thotë se ai riciklon gënjeshtra teksa e fton vetëm të shohë në Wikipedia se UNMIK nuk ka pasur as juridiksion në Shqipëri, për të cilën kryeministri e akuzon dhe s’mund të hetonte jashtë territorit të Kosovës.

”E para e punës që është një shpifje e plotë gjithçka është thënë në adresën time, kurrë s’kam qenë pjesëtar i ndonjë procesi hetimi ndaj UçK. Isha pjesë e skuadrës së Tribunalit të Hagës për hetimin e Millosheviç, dhe jam krenar për këtë.
Skuadrat ishin të ndara. Skuadra që hetonte krimet e serbëve s’mund të hetonte dhe shqiptarët.
Nuk kam bashkëpunuar prokurorin amerikan që po thoni, se s’ka qenë as prokurori, ka qenë antropologu i misionit ndërkombëtar në Kosovë. Roli im në UNMIK ka konsistuar në 3 detyra, për 6 muaj në hetimin e krimeve të serbëve, në spastrimin etnik të Mitrovicës së Veriut. Jemi rrethuar në Gjykatë nga Rojet e Urës, paramilitarë serbë. Kam punuar për 1 vite, si person përgjegjës në një nga pesë zonat nën KFOR. Dhe e fundit, përgatitja e tranzicionit të pushtetit, nga OKB tek autoritetet e Kosovës. Themelimi i Ministrisë së Drejtësisë së Kosovës.
Gënjeshtër e fabrikuar trashë. Edi Rama në vend që të merrej me thashetheme, të shihte në Wikipedia që UNMIK nuk ka juridiksion në Shqipëri. Njëherë thonë që Basha ka qenë në Shtëpinë e Verdhë, tani thonë që ka qenë zv/kryeministri i Maqedonisë.
Ky është një riciklim, e kam thënë në 2005. Pse e kam thënë. Para zgjedhjeve të 2005, dhe para zgjedhjeve për Bashkinë e Tiranës. Sot duhet ta nisnim e vazhdonim me diçka që po shqetëson aktualisht shqiptarët. Por kjo është një goditje tani kundër interesave të Kosovës. ”- tha Basha.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb