TIRANË- Kreu i PD-së, Lulzim Basha i është përgjigjur edhe njëherë ftesës së kryeministrit Edi Rama për reformën në drejtësi. Basha thotë se Rama nuk tërhiqet nga bllokimi por gjen pretekste për t’i ikur përgjegjësisë. Ai thotë se zgjidhja është në tryezë.

“Hipokrizi e mesditës. Rama nuk tërhiqet nga bllokimi por gjen pretekste për t’i ikur përgjegjësisë dhe për t’ju fshehur Venecias. Nëse vërtetë e do reformën në drejtësi, zgjidhjen e ka gati, e ka në tryezë”, thotë Basha.

Kreu i PD-së, ka bërë publik edhe rolin që propozimi i PD-së iu jep ndërkombëtarëve. Sipas propozimit, ndërkombëtarët kanë akses në dokumentacionin e kandidatëve që administron komisioni dhe mund të sjellin çfarëdo dokumentacioni implikues që zotërojnë dhe mund të dorëzojnë një raport-vlerësimit për kandidatët.

“Ja çfarë roli i jep propozimi i PD ndërkombëtareve në proces: Vëzhgues nga Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit kanë të drejtë të marrin pjesë në seancat e shqyrtimit të kandidatëve pa asnjë kufizim. Kjo trupë ka të drejtë të ketë akses të plotë dhe të papenguar tek çdo dokumentacion që administron komisioni. Gjithashtu, ONM ka të drejtë të dorëzojë pranë komisionit ad hoc dokumentacion që vërteton kushtet e ndalimit të ushtrimit të funksionit në përputhje me Ligjin e Dekriminalizimit dhe që nuk disponohen nga institucionet shqiptare. Pas përfundimit të shqyrtimit të kandidatëve nga komisioni ad hoc, ONM ka të drejtë t’i dorëzojë Kuvendit një raport të detajuar me vlerësim për secilën kandidaturë, sipas kritereve kushtetuese dhe ligjore dhe dokumenteve dhe provave të administruara nga komisioni. Raporti i vihet menjëherë në dispozicion çdo deputeti”, shkruan Basha.

Ai thekson se kjo zgjidhje e ofruar nga opozita është tërësisht sipas rekomandimit të Komisionit të Venecias që është arbitri i vetëm i kërkuar dhe i pranuar nga të gjitha palët.

Kryeministri Rama i ofruar sot kreut të PD-s137 konsensusin e tij mbi një letër të bardhë, mjafton që kjo letër të ketë vulat e dy partnerëve, SHBA-ve dhe BE-së.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: