Kryedemokrati Lulzim Basha ka shkuar fiks në orën e përcaktuar në Presidencë, aty ku ka nisur takimin me Presidentin e vendit Ilir Meta, për të biseduar për situatën politike në vend. Në orën 08:59 minuta Basha është parë të hyjë në ambientet e Presidencës.

Një ditë më parë, kryeminsitri Rama zgjodhi të refuzojë ftesën për takim me justifikimin se është i zënë me fushatën. Por pavarësisht refuzimit, Presidenti tha se mbetet i hapur për një takim me të deri sot në orën 13:00.

Duke respektuar orarin e vendosur në letrën dërguar Ramës, Kreu i Shtetit, Ilir Meta ka shkuar në ambientet e Presidencës që në orën 05:00 të mëngjesit.

Nuk dihet se çfarë pritet të dalë nga ky takim, por mbrëmjen e djeshme kryeministri Rama u shpreh përmes një postimi në Twitter se pas antidekretit “pret një tjetër çmenduri nga ana e Presidentit”.

(m.a/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb