Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha është takuar sot me investitorë italianë dhe iu ka prezantuar planin e zhvillimit ekonomik të PD-së për vendin.

Basha ka informuar për takimin nëpërmjet një postimi në “Facebook”, ku shkruan se zhvillimi ekonomik dhe punësimi janë prioriteti kryesor i PD.

Sipas tij, përmes politikave ekonomike dhe lehtësirave për të bërë biznes, PD do ta kthejë Shqipërinë në një vend tërheqës për investimet e huaja, konkurrues me çdo vend tjetër në rajon.

“Sot u takova me drejtues të suksesshëm të industrisë, infrastrukturës, dhe logjistikës, në rajonin e Friuli-Venezia-Giulia.
I informova për planin tonë ekonomik, i cili nis me çlirimin e tregut nga krimi, nga oligarkia dhe korrupsioni si dhe nga burokracia.
Përmes politikave ekonomike dhe lehtësirave për të bërë biznes, do ta kthejmë Shqipërinë në një vend tërheqës për investimet e huaja, konkurrues me çdo vend tjetër në rajon.
Zhvillimi ekonomik dhe punësimi, janë prioriteti kryesor i PD. Investimet e huaja janë jetike për rritjen e punësimit dhe zhvillimin e ekonomisë.
Plani ynë ekonomik ka një fokus të rëndësishëm në këtë drejtim. Por së pari duhet garantuar konkurrenca e ndershme dhe luftuar korrupsioni që sot i mban investitorët larg vendit tonë”, shkruan Basha.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb