TIRANË – Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka informuar sot për situatën dramatike të vendit, miliarderin dhe filantropin George Soros, të cilin e priti në një takim të posaçëm në selinë e PD-së.

Basha tha që në krye se standartet demokratike dhe përparimet që Shqipëria ka bërë në 23 vite po kërcënohen “nga kursi antidemokratik i dyshes Rama-Meta, e cila është në kërkim të pushtetit absolut. Hapësirat institucionale për opozitën janë ngushtuar, = ka deklaruar Basha,- me goditjen fizike dhe kërcënimin e përfaqësuesve të saj në sallën e Kuvendit nga një kontigjent i lidhur me krimin që Edi Rama i ka futur enkas në parlament për këtë qëllim.”

“Standarteve të demokracisë liberale në vend po i kanoset një rrezik i madh nga presioni i përditshëm i qeverisë ndaj medias, shoqërisë civile, dhe institucioneve të pavarura,”-tha më tej kryedemkrati. E duke u ndalur tek drejtësia, ai shprehu shqetësimin e thellë se mazhoranca po e zëvendëson reformën në këtë sistem, me kapje të drejtësisë duke bërë shkarkime të paligjshme, duke emëruar militantë, dhe duke i bërë presion të hapur gjyqtarëve.

(ar.sh/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb