TIRANË

Përmes një postimi në facebook, nënkryetari i PR-së Blendi Sulaj, shkruan se pas rezultatit në zgjedhje nuk është koha për të gjetur fajtorët, por për t’u bashkuar.

Ndërsa mbështet kreun e PD, Sulaj thekson se Lulzim Basha si askush tjetër ka luftuar krimin e organizuar, korrupsioni ka propozuar programin më të mire përpara shqiptarëve.

Postimi i plotë:

Lulzim Basha si askush tjetër ka luftuar krimin e organizuar, korrupsioni ka propozuar programin më të mire përpara shqiptarëve dhe personalisht mendoj që është i vetmi lider apo individ i cili mund ta udhëheqi opozitën në luftën e fortë që e pret kundra këtij pushteti të egër i cili cdo ditë dhe më shumë do ta varfëroj Shqipëërinë dhe shqiptarët.

Nuk është koha të gjejmë fajtorët është koha të bashkohemi dhe vetëm të bashkuar mund dhe do t’ja shkurtojmë jetën kësaj qeverie.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb