TIRANË – Kryetari i PD-së, Lulzim Basha, i ka bërë të qartë qytetarëve shqiptarë se falja e 53900 faturave abuzive të CEZ-it është detyrim dhe jo një zgjedhje e Kryeministrit Rama.

Me anë të një mesazhi në Fb, Basha ka nxjerrë në dritë sesi nisi faturimi i padrejtë i shqiptarëve nga CEZ-i, sesi në mënyrë të paligjshme ky borxh mbeti i shkruar në librat e kompanisë çeke “derisa erdhi OSHEE e Rama-Metës, që sa nga paaftësia, sa nga korrupsioni, kur kërkonte detyrimet, i përfshiu dhe këto të anulluarat.”

Reagimi i kreut demokrat erdhi pas replikave që shkëmbyen sot me njeri – tjetrin, para mediave dhe në Fb, deputeti Edi Paloka dhe Kryeministri Rama.

MESAZHI I PLOTË I Z.BASHA NË FB

“ERE me vendim nr. 90 dt 15.11.2010, në zbatim të ligjit 9997, dt 22.09.2008, gjobiti CEZ dhe i bëri të paligjshme faturat e CEZ që emërtoheshin “dëm ekonomik” ose “energji e pamatshme”; kjo e fundit, për faturat afrofe, të paligjshme, dhe në atë kohë të eliminuara nga qeveria. Ky vendim i ERE detyronte CEZ të fshinte nga sistemi 51500 fatura të tilla abuzive.

Në 2011, si të tilla, të ankimuara nga konsumatorët, u shtuan dhe 2400 të tjera, pra 53900 fatura. Në kundërshtim me vendimin e ERE, kompania CEZ nuk i fshiu menjëherë nga sistemi të gjitha faturat, por nisi të fshijë vetëm të ankimuarat. Nga ana tjetër, konsumatorët nuk i paguan dhe i quajtën të falura, meqë ligjërisht ishin të tilla. Paligjshmërisht, CEZ nuk i fshiu nga librat, por nuk guxoi t’i kërkonte më.

Derisa erdhi OSHEE e Rama-Metës, që sa nga paaftesia, sa nga korrupsioni, kur kërkonte detyrimet, i përfshiu dhe këto të anulluarat. Pra, në mijëra raste, njerëzit paguan dhe në shumë raste u burgosën nga Vajmedeti për shuma të faturuara gabim deri në 2011. Sot, në vend që t’u kërkojë ndjesë atyre mijëra e mijëra familjeve, që u terrorizuan padrejtësisht, Vajmedeti na e shet zbatimin e detyrueshëm të vendimit të ERE si lëmoshë.

Falja e 53900 faturave abuzive eshte detyrim dhe jo nje zgjedhje e Vajmedetit. Deri tani ai ka bere te kunderten e faljes, amnistise, apo shqyrtimit te ankesave te qytetareve. Vajmedeti rriti cmimin e energjise me 25 %. Shtoi faturimet abuzive, riktheu erresiren dhe kerbacin mbi te pamundurit qe nuk kane te ardhura sepse nuk kane nje vend pune. Vajmedeti fali apo ndau me kompanine CEZ 600 milione euro, detyrime te njohura. Emeroi debitore dhe hajdute te pashembullt te energjise ne menaxhimin e pasurise publike te shqiptareve.

Tani, ne kulmin e permbytjes, Vajmedeti mundesoi aferen e shitjes se energjise nga KESH dhe blerjes se po kesaj energjie, dy here me shtrenjte nga OSHEE, duke ju zhvatur shqiptareve nga xhepat plot 4 milione Euro. Keto jane te vertetat e Vajmedetit dhe korrupsionit gjigant ne kurriz te shqiptareve.”

(ar.sh/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb