TIRANE – Kryetari i PD Lulzim Basha ka folur  sërish për vettingun në politikë dhe për mundësinë e refuzimit nga ana e kryeministrit Rama të këtij propozimi të demokretëve. Në emisionin “Open”, Basha thotë se nëse kjo masë nuk pranohet apo futet në kalendat greke,  lind detyra që të bëjmë një konsultim mbarëkombëtar me qytetarët, për hapin tjetër që duhet të hedhim.

Gjithashtu Basha foli edhe për mundësinë e diegies së mandateve si formë e reagimit kundër mospranimit nga ana e maxhorancës të vettingut në politikë.

“Të gjitha janë opsion. Momentin që mazhoranca hedh poshtë, mënyrën ligjore dhe kushtetuese për të larguar politikanët e lidhur me krimin dhe të gjithë ata që nuk justifikojnë pasurinë, në kushtet ku ndodhet vendi dhe që po qeveriset nga bandat dhe ku ekonomia është në dorë të bandave, ku kryeministri dhe ministrat janë kthyer në kukulla të bandave, atëherë ajo që shtrohet për zgjidhje është cfarë është detyra dhe vendi i opozitës në raport me këtë gjendje. Dhe ajo që munt të ju them sot, duke filluar nga ditët e ardhëshme, opozita, PD dhe unë personalisht do të jemi në një konsultim me qytetarët për të marrë vendimin që duhet të marrim të gjithë sëbashku, nëse Edi Rama e bën realitet atë që tha një javë më parë, që bllokon vettingun politik, pra vazhdon të mbajë politikanë të lidhur me krimin të marrin vendime në emër të shtetit”, përfundoi Basha.

(n.b/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb