TIRANE – Kryetari i Partisë Demokratike ka publikuar në rrjetin social “Facebook” të dhëna të Ministrisë së Financave, që sipas tij, vërtetojnë se vetëm në 7 muaj janë bërë 160 milionë dollarë kontrabandë, evazion dhe korrupsion.
Demokratët akuzojnë qeverinë për fshehje të gropës financiare. Partia Demokratike reagoi dje pas raportit të INSTAT-it, duke akuzuar qeverinë për fshehje të dhënash zyrtare për financat. Kreu i PD-së, Lulzim Basha, përmes një statusi në “Facebook” deklaroi se qeveria pranoi krizën dhe konfirmoi uljen e pagave dhe pensioneve. Sipas Bashës, shkaqet e krizës ekonomike janë pikërisht rritja e taksave dhe niveli i lartë i korrupsionit.
Pas shifrave të publikuara nga INSTAT-i në lidhje me thellimin e deficitit tregtar, reagoi kreu i PD-së, Lulzim Basha. Sipas kryedemokratit, INSTAT-i për herë të parë konfirmoi uljen e pagave dhe pensioneve. Nëpërmjet një postimi në rrjetin social “FB”, Basha tha se INSTAT-i pranoi krizën “Rama”. “INSTAT-i qeveritar pranoi zyrtarisht krizën ‘Rama’. Deficiti tregtar u rrit me 23% krahasuar me korrik 2014. Rënia e eksporteve e konfirmuar sot, vjen pas rënies së investimeve, kreditimit dhe konsumit. Po sot, (dje) INSTAT-i konfirmoi uljen për herë të parë në 25 vite të pagave dhe pensioneve. Taksat e larta, korrupsioni dhe bashkëqeverisja me kriminelët janë shkaqet e krizës ‘Rama’ që ka vënë përfund ekonominë. Vetëm Plani ynë i Shpëtimit e nxjerr vendin nga kjo krizë.”
(er.nu/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: