Kryetari i PD-së Lulzim Basha, në një bashkëbisedim me mjekët dhe profesionistët e shëndetësisë, deklaroi se Shqipëria jo rastësisht është vendi i tretë në botë për numrin e viktimave me koronavirus.

Basha thekson se një faj të madh për këtë situatë ka qeveria, duke shtuar se Rama ka dështuar në 8 vjet qeverisje. Lideri demokrat po ashtu u shpreh se në qeverinë e tij, mjekët dhe profesionistët e shëndetit do jenë ata që do të drejtojnë gjithçka dhe jo një individ, siç tha ai, se ndodh aktualisht.

“Kjo që po përjetojmë është rezultat i një dështimi 8-vjeçar. Jemi vendi i tretë në botë për vdekjen më të lartë nga pandemia. Jemi kilometra larg Maqedonisë së Veriut. Paratë kanë shkuar në xhepat e personave që kanë marrë me PPP shëndetësinë dhe qeveritarët duhet të përgjigjen penalisht. Bëjnë propagandë dhe mashtrim, s’kanë marrë asnjë masë.

Pas 25 prillit, do ketë ndryshim total të gjendjes. Kurrsesi nuk do bëj gabimin që bëri ky, por do pyeten profesionistët. Kryeministri s’duhet të bëjë gogolin, por krizën e menaxhojnë profesionistët. Ju garantoj se profesionistët do kenë gjithçka në dorë. E di se edhe këto dy muaj do jenë tragjik, pas 25 prillit mjekët do kenë një Ministri të Shëndetësisë, ku do pyeten, kurse sot Rama çon paratë tek oligarkët. Edi Rama kontrollon gjithçka, Komiteti përdoret si fasadë”, u shpreh Basha.

(d.xh/ Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb