TIRANE– Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha deklaroi se gratë janë ato që vuajnë më shumë se kushdo tjetër pasojat e ekonomisë, korrupsionit apo dhe krimit.

Përmes një statusi në ‘Facebook’ Basha ka dhënë mesazhin e qartë, ndërsa mbështet fuqinë dhe angazhimit e grave. Teksa ka postuar disa foto ku mes të tjerash shihet me presidenten e Grave të PPE-së, Doris Pack, Basha thekson se ndihet me fat që mbështet miqësisht tek gratë kurajoze europiane dhe shqiptare.

“Gratë janë ato që vuajnë më shumë se kushdo tjetër pasojat e vështirësive ekonomike, korrupsionit dhe krimit. Por gratë janë po kështu edhe luftëtaret më të forta, guximtaret më të mëdha.
Unë ndihem me fat që mund të mbështetem në miqësinë, vendosmërinë e ndershmërinë e grave kurajoze europiane dhe shqiptare, në betejat që kemi përpara”, shkruan Basha.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb