Duke folur për raportin e Komisionit Evropian, kreu i PD Lulzim Basha, preku dhe parregullsitë e ndodhura në zgjedhjet e 25 prillit.

Ai tha se në raport ishte ilustruar fakti se zgjedhjet u manipuluan dhe u publikuan të dhënat personale të qytetarëve.

Ndër të tjera, Basha theksoi se: “sado që qeveria mbron patronazhistët, nuk ka askush që i mbron, në ligj, në rrugë, apo kudo”.

“Në qoftë se korrupsioni që gërryen xhepat e shqiptarëve dhe shkatërron jetët e tyre, që i bën ti largojnë fëmijët në emigracion nuk qenka halli i shqiptarëve, por halli i parafolëses qenkan proceset në Partinë Demokratike atëhere nuk ka njeri në botë që se kupton se cfarë rrote i ka zënë prej bishti këta . A ka hall më të madh se rritja e çmimeve? A ka hall më të madh se rënia e fuqisë blerëse? A ka hall më të madh sesa prindërit, pensionistët, gjyshet, gjyshërit tanë pasi paguajnë faturën e energjisë, ilaçet, ujin su ngelet më shumë se për bukën e pak djathë? Kush ka 8 vite në pushtet dhe s’ka arritur dot ti rrisë pensionet as sa inflacioni?

Kush ka 8 vite në pushtet dhe ka rritur vetëm taksat, faturat e energjisë dhe ka ulur apo ka hequr aksizat për jahtet e oligarkëve? Kush mburret tavolinave se vetëm drejtoreshë doganash nxorri 5 milion euro. Dhe mesa duket është vrima fundit e kavallit se të tjerët i kanë me dy e me tre shifra nga mbrapa, të paktën sipas raportimeve të OSBE-së. Për njërin thotë ka 200 milion euro, OSBE-ja. Tani që të rrimë drejtë e të flasim drejtë, raporti i BE për zgjedhjet ju ka thënë atë që ju ka thënë ODHIR, që keqpërdorët shtetin dhe e shkritë në një me partinë, që bletë vota, vodhët të dhëna personale të shtetasve dhe krijuat një ushtri të sigurimit të shtetit patronazhstëve të cilët sado që mundoheni ti mbroni do ti gjejë belaja me ligj, në rrugë dhe kudo ku ndodhen. Sa për rajonin nuk jemi ne që e futëm Shqipërinë në këtë rajon jeni ju.

Ja rajoni ku e ka futur Shqipërinë shefi yt. Nuk shoh as Maqedoninë e Veriut, as Greqi, as Mal të zi as Kosovë por shoh Benin, Egjipt, Zambia, Mozambik. Banka Botërore dhe Berzhi, Za,ia dhe Marok. Kështu që meqë ju e konsideroni këtë rajonin e ri, ju bëftë mirë hallva në Egjipt”, tha Basha.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: