Kryetari i PD Lulzim Basha në një lidhje “live” me qytetarët në “Facebook” deklaroi se kryeministri aktual i ka shkelur syrin trafikantëve të drogës.

Sipas Bashës, Rama bashkëpunon me kriminelët për të mbajtur pushtetin e tij të kriminalizuar.

“Kryeministri iu shkeli syrin trafikantëve të drogës, sepse i duheshin për të marrë pushtetin. Shqiptarët nuk kanë nevojë për të tillë qeverisje, por për një qeveri të ndershme. Duhet një qeveri e përgjegjshme, që të marrë fund ky problem që e di se iu plagos zemrat dhe iu zë frymën.

Populli e shikon se Rama vë ministra të korruptuar, vendos kryebashkiakë kriminelë. Prandaj ne po bëjmë betejë për një Shqipëri europiane. Ne po luftojmë për një plan, i cili zgjidh problemet në mënyrë realiste. E ka dëgjuar gjithë bota se vota nuk rrjedh nga shpirti e zemra, por rrjedh nga tërmetet e krimit dhe korrupsionit”, deklaroi Basha.

(d.xh/ Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb