TIRANE- Lulzim Basha deklaroi se kompania “Fusha shpk” ka marrë tendera në bashkinë e Tiranës gjatë kohës që qeveria drejtohej nga PD.

Në një intervistë për ‘Open’ Basha tha se kompania Fusha gjatë kohës që ai kishte drejtuar Bashkinë e Tiranës kishte garuar për tendera në një garë të ndershme. Ndërkohë ai theksoi se në rastin e Teatrit Kombëtar ligji u ndryshua në favor të kësaj kompanie.

“Të gjitha këto kompani që ju përmendni, është e vërtetë që kanë marrë para edhe në kohën e qeverisjes së PD-së, por edhe kur unë drejtoja bashkinë e Tiranës. Gjithsesi e them me bindje të plotë, se ata kanë fituar sepse kanë pasur ofertën më të mirë, pasi kanë marrë pjesë ne tendera të hapur dhe në gara të ndershme. Megjithatë edhe këto tendera, unë jam i gatshëm që të përfshihen në hetim. Kompania “Fusha shpk” ka marrë tendera në bashkinë e Tiranës sepse ka konkurruar me disa kompani të tjera dhe ka pasur ofertën më të mirë, ndërsa në rastin e Teatrit Kombëtar, kjo kompani po merr pa garë lejen për të ndërtuar kulla me vlerë miliona euroshe, duke mundësuar pastrimin e parave të krimit në kundërshtim të plotë me interesin publik”, deklaroi Basha.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb