Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, kujton masakrën e 2 prillit të 1991 në Shkodër, ku u vranë katër të rinj të pafajshëm.

Përmes një mesazhi në “Twitter”, Basha shkruan se Arben Broci, Nazmi Kryeziu, Besnik Ceka dhe Bujar Bishanaku u flijuan në altarin e lirisë dhe demokracisë.

“Sot përulemi me nderim para kujtimit të Arben Brocit, Nazmi Kryeziut, Besnik Cekës dhe Bujar Bishanakut, 4 të rinjve shkodranë që u flijuan në altarin e lirisë dhe demokracisë. Sakrifica e tyre tregon se liria dhe demokracia nuk kanë çmim. Lavdi përjetë dëshmorëve të 2 prillit!”, shkruan Basha.

Ccca41ab B30b 4b9d 9b78 598b5e6102b6
Ccca41ab B30b 4b9d 9b78 598b5e6102b6

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb