TIRANË

Kryetari i demokratëve Lulzim Basha ka paralajmëruar maxhorancën se po i vjen ora duke i bërë thirrje të mbledhë mendjen. Basha tha se kjo është qeveri hajdutësh që vepron si bandë kriminale dhe e ka lidhur fatin me kriminelët.

“Dje Zëri i Amerikës ka treguar që jeni hajdutët e votave dhe shqiptarëve. Keni treguar se veproni si bandë kriminale, ju hani e pini me kriminelët duke filluar nga ky i pari.
Mos ki frikë (Ahmetajt)! Flisni këtu për kod etike, keni marrë Shqipërinë peng, keni marrë këtë parlament peng. Ju vidhnit për kryehadutin dhe kryehaduti nuk vjen. E di gjithë bota si e morët pushtetin në 2017. E morët me pazaret që keni bërë me krimin. Kur e lidh fatin me kriminelët nuk ka si të mendosh për shqiptarët. Kur e lidh fatin me Emiljano Shullazin e Dritan Dajtin nuk të bëhet vonë as për banorët e Tiranës, as të Astirit. Nëse mendoni se mund ta shtyni kështu e keni gabim.
Jeni kukulla, matroshka. T’i japim fund kësaj dhe një qeveri kalimtare të përgatisë një proces zgjedhor për një parlament të vërtetë jo një parlament kukull të krimit. Nuk është i juaji ky parlament, as i kriminelëve me të cilët bëni Pazar. Është i popullit, thirrini mendjes. Tik-Tak po afron ora. Ai është padroni i Vangjush Dakos e Damian Gjiknurit”, tha Basha.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb