TIRANË

PD do të propozojë amendamente për ndryshime kushtetuese në Parlament për sa i përket reformës territoriale, reformës zgjedhore, si dhe do të kërkojë vetingun e politikanëve.

Duke iu referuar burimeve nga mbledhja e grupit parlamentar, gazetari Osman Stafa tha për ‘BalkanWeb’ se këto propozime do të dorëzohen në Kuvend ditën e mërkurë.

Kryedemokrati ka mbledhur grupin parlamentar prej orës 13:45 në seli.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb