TIRANE

Policia ka shoqëruar sot një prej banorëve protestues, shtëpia e të cilit preket nga zbatimi i projektit për Unazën e Madhe. Deputetë të PD mbërritën pranë komisariati nr 6 në kryeqytet, ndërsa akuzuan uniformat blu se kanë shoqëruar në gjendje jo të mirë shëndetësore, djalin e familjes, që zotëron lokalin, në të cilin kryedemokrati Basha zhvilloi takimin me një përfaqësi të protestuesve disa ditë më parë.

Burime nga policia, konfirmuan për “BalkanWeb” shoqërimin në polici të shtetasit me inicialit, D.P, i cili po sipas të njëjtave burime do të ndiqet penalisht në gjendjen të lirë. Krahas të riut të shoqëruar ditën e sotme, policia ka proceduar penalisht në gjendje të lirë tre shtetas, protestues së Unazës së Re.

Prej ditësh banorët e  njohur si zona e ‘Astirit’ në kryeqytet protestojnë kundër vendimit për prishjen e banesave  të tyre, ndërsa tregojnë  se urdhri  për të lënë shtëpitë  nuk ka qenë i njoftuar në kohë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb