TIRANË

Kreu i PD-së Lulzim Basha deklaroi në “Real Story” në News24 se vendimin e SHBA-ve për shpalljen non grata të ish-kryeministrit e ka diskutuar me Sali Berishën për tre muaj. Nga ana tjetër analisti Fatos Lubonja deklaroi se ky vendim përçau partinë dhe se Basha duhet të kishte kërkuar shpjegime për këtë vendim.

Por analisti Shpëtim Nazarko theksoi se Perandoria nuk jep shpjegime. Sipas tij, informacionet konkrete për Berishën nga agjencitë ligjzbatuese nuk i janë thënë as sekretarit amerikan të Shtetit.

Lubonja: Thatë që është në të mirën e PD-së ky vendim që mora unë, të tjera i kam diskutuar, jo buxheti jo këto, ndërsa vendimin për Berishën nuk e kam diskutuar sepse ishte në të mirë të PD-së.

Basha: Se kam diskutuar me forumet, me Sali Berishën e kam diskutuar për 3 muaj dhe me një rreth të ngushtë bashkëpunëtorësh.

Lubonja: Kjo që po ndodh nuk është në të mirë të PD-së ndaj është gabim politik sepse e përçau partinë.

Basha: Nga e keni këtë konstatim. Është opinion.

Lubonja: Nuk është vetëm opinioni im, nëse nuk do ta shohësh këtë realitet mos e shiko. Por që ke gjysmën e militantëve tek foltorja e sheh çdo njeri. Në qoftë se unë kam kaq shumë lidhje me këtë lider, lidhjen që keni pasur ju se unë kam qenë për ta larguar Berishën qysh herët, lidhjen që keni pasur ju, duke pasur dhe parasysh gjithë këtë influencë që ka njeri në parti unë të paktën do kërkoj shkakun. Se po të më thonë që njeriu më i afërt, me të cilin kam ndërtuar jetën ka bërë diçka të rëndë, unë do kërkoj shkakun deri në fund, jo ashtu prit ta verifikojë gjykata franceze. Ore më bind mua për vendimin. Në qoftë se do mendimin tim, ideja është që ka bërë korrupsion dhe përsëri çështja e korrupsioni të Sali Berishës ka kundër argumente, nëse korrupsioni është rritur nga 8 vjet e këtëj, shqiptarët po ikin, nëse korrupsioni është çështje sistemi, të gjitha këto mund t’i thuheshin ambasadës amerikane. Prandaj i mëshoj idesë se është gabim politik.

Nazarko: Në momentin që SHBA-të të thonë që nëpërmjet agjencive ligjzbatuese informacioni ka ardhur deri këtu…Jam super i sigurt që agjencitë ligjzbatuese as sekretarit të shtetit nuk i kanë thënë gjë. Mund të ndodhë që pas 50 vitesh… është një informacion i superklasifikuar që nuk del tani.

Lubonja: S’je i sigurt. Ia hoqën non grata Farkut dhe Netanjahut. Mua s’më duhet perandoria, mua më duhet Shqipëria.

Nazarko: Nuk të tregon perandoria. Po sikur të jetë një operacion rus, kinez a vietnamez dhe ne nuk e dimë.

Është një vendim që duhet t’i dilni ballë deri në fund, t’i mbaheni kësaj linje. Në Shqipëri thonë po i qave një herë dy herë, thonë ore të gjuajti ai, bjeri dhe ti. Jam dakord me atë që nuk të jep Perandoria shpjegime, nuk jam dakord me paqartësinë pas kësaj. Edhe mos të ndodhte ngërçi i Amerikës, kjo përplasje do vinte.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb