Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka zhvilluar sot takime me qytetarë dhe biznese në njësinë nr. 8 në Tiranë, ku ka dëgjuar nga afër hallet dhe problemet e tyre, për shkak të koronavirusit.

Në një mesazh në “Facebook”, Basha thekson se qytetarët nuk kanë marrë asnjë ndihmë të premtuar nga Rama, si dhe nuk ka asnjë projekt konkret për të nxjerrë biznesin e vogël nga kriza e pandemisë.

 

Mesazhi i Bashës:

Ekonomia shqiptare po vuan nga RAMAVIRUSI.

Gjendja në njësinë Nr. 8 në Tiranë ku qytetarë dhe biznese po përballen me një krizë të thellë ekonomike është e dhimbshme: varfëri, papunësi dhe shumë biznese që falimentojnë.

Qytetarët nuk kanë marrë asnjë ndihmë të premtuar nga Rama. Nuk ka asnjë projekt konkret për të nxjerrë nga kriza e pandemisë ekonomike biznesin e vogël.

Shfaqjeve me regji të propagandës së Edi Ramës ju ka dalë boja. Situata e vështirë ekonomike, xhepat e boshatisur, tavolinat e zbrazëta dhe papunësia alarmante janë e vërteta e hidhur që nuk mund të fshihet.

Ndërkohë që qytetarët janë në pamundësi, RAMAVIRUSI i dha vetëm dje 727 mijë euro inceneratorit të Tiranës.

Kjo qeveri dhe ky kryeministër janë sot barra më e rëndë dhe e keqja më e madhe për qytetarët shqiptarë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb