“Tregtia dhe shërbimet janë në krizë të rëndë. Bizneset e shërbimit në Tiranë po falimentojnë nga rënia e konsumit. Kjo është situata kudo në Shqipëri dhe të njëjtat shqetësime ndanë me mua dhe tregtarët e zonës së Laprakës”.

Kështu deklaron kryedemokrati Lulzim Basha pas takimit që pati me bizneset në njësinë 11. Duke iu referuar ankesave të bizneseve, Basha thekson më tej se qytetarët nuk po marrin ndihmë nga qeveria, papunësia po shtohet dhe po rritet kosto e jetesës.

“FMN konfirmoi atë që i kemi kërkuar prej muajsh qeverisë Rama: të japë ndihmë financiare për të gjithë qytetarët. Qeveria Rama ka dhënë paketën më të vogël të ndihmës në Ballkan.
Bizneset shqiptare meritojnë më shumë. Qytetarët e Shqipërisë meritojnë një qeveri që kujdeset për njerëzit, jo për vete. Është koha të ecim përpara. Është koha për ndryshim”, deklaron Basha.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: