TIRANË

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka zhvilluar një takim me delegacionin amerikano-hebre në Tiranë. Lideri i demokratëve thotë se  në vend të dorëzimit para modelit të dështuar të despotizmit, Partia Demokratike së bashku me miqtë dhe me qytetarët shqiptarë  do të vazhdojë betejën deri në fund, me qëllim ruajtjen e demokracisë dhe konsolidimin e saj.

Sipas kryedemokratit, beteja e opozitës do të triumfojë dhe parimet demokratike do instalohen në Shqipëri vetëm atëherë kur të përmbushet kushti që shqiptarët të kenë mundësi për zgjedhje të lira dhe të ndershme.

Postimi i Bashës:

Ne vend të dorëzimit para modelit të dështuar të despotizmit lindor, ne do të vazhdojmë betejën tonë deri në triumfin e vlerave të përbashkëta perëndimore të lirisë, demokracisë dhe mundësive për çdo shqiptar”.

Takim i përzemërt dhe shumë miqësor me delegacionin e Komitetit Amerikano- Hebraik ACJ, të kryesuar nga Drejtori Ekzekutiv, z. David Harris.

I shpreha z. Harris mirënjohjen për mbështetjen e çmuar ndër vite të Shteteve të Bashkuara për demokracinë dhe liritë civile dhe politike të qytetarëve shqiptarë si dhe domosdoshmërinë për ta vazhduar betejën në këtë orë të errët në Shqipëri, për vlerat dhe parimet themelore të zgjedhjeve të lira, barazisë para ligjit dhe ndarjes dhe kontrollit të pushteteve.

I sigurova miqtë amerikanë se në vend të heshtjes apo dorëzimit para modelit të dështuar të despotizmit lindor, korrupsionit dhe shkatërrimit të lirisë dhe demokracisë, ne do të vazhdojmë pa kompromis me standartet europiane dhe amerikane, betejën tonë deri në triumfin e vlerave të përbashkëta perëndimore të lirisë, demokracisë dhe mundësive për çdo shqiptar.

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka zhvilluar një takim me delegacionin amerikano-hebre në Tiranë. Lideri i demokratëve thotë se  në vend të dorëzimit para modelit të dështuar të despotizmit, Partia Demokratike së bashku me miqtë dhe me qytetarët shqiptarë  do të vazhdojë betejën deri në fund, me qëllim ruajtjen e demokracisë dhe konsolidimit të saj.

  • foto galeri
  • foto galeri

(n.m/BalkanWeb)

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: