Ai ka luajtur në Itali, Greqi dhe Zvicër, në çdo skuadër ku ka qenë është cilësuar si truri i mesfushës. Migjen Basha, një nga lojtarët që ka dhënë kontribut të jashtëzakonshëm në rrugën e pjesëmarrjes së Kombëtares në Europianin e 2016-ës.

Basha, i tërhequr pak javë më para nga futbolli i luajtur, ka dhënë një intervistë ekskluzive për gazetën “Panorama Sport”. Ai ka shpjeguar se përse nuk vazhdoi të luante në fushën e lojës, tregon pengun nga karriera e tij, arritjet më të mëdha dhe planet në të ardhmen. Gjithashtu nuk mungojnë batutat në lidhje me skuadrën e Partizanit që e kërkoi në merkaton e verës, por marrëveshja nuk u realizua.

Si e komentoni humbjen ndaj Polonisë?

Mund të them se ndoshta na mungoi pak guximi. Rëndësia e ndeshjes na bllokoi dhe skuadra nuk luante e lirë, ky është mendimi im personal, pastaj secili ka pikëpamjet e veta. Kishim nevojë që të rrezikonim më shumë në pjesën e dytë. Tani është e lehtë që ta kritikojmë skuadrën, por nuk i dihet pasi nuk ka mbaruar akoma, gjithsesi besoj se do të jetë vështirë për vendin e dytë.

Përse e latë futbollin e luajtur?

Kisha mundësinë të rrija aty ku isha pasi isha edhe afër shtëpisë, por nuk e pranova ofertën sepse i ndryshuan fjalët dhe kjo gjë nuk më pëlqeu dhe e dija që do të ishte e rrezikshme për karrierën. Që në momentin që nuk më pëlqen diçka nuk e bëj, pavarësisht pasojave.

Përse nuk shkuat te Partizani?

Sepse nuk më morën… (qesh), vendosën ndryshe, por nga ana ime nuk ka asnjë problem, kjo është pjesë e futbollit dhe jeta vazhdon. Në fund të fundit Basha dhe Rama e kanë të vështirë të gjejnë një bashkëpunim..(qesh sërish).

INTERVISTËN E PLOTË MUND TA LEXONI NË VERSIONIN PRINT TË GAZETËS ”PANORAMA SPORT”

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb