Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha iu është bashkuar reagimeve në lidhje me ndarjen nga jeta të aktorit të njohur shqiptar, Guljelm Radoja, i cili humbi betejën me koronavirusin.

Përmes një mesazhi në Twitter, lideri demokrat teksa ka ngushëlluar familjen e aktorit për humbjen, thekson se Radoja ka pas një trashëgimi të jashtëzakonshme njerëzore dhe artistike.

MESAZHI I BASHES
Me hidhërim të madh mora lajmin për ndarjen nga jeta të artistit të madh Guljelm Radoja. Largimi nga jeta i artistit të madh shqiptar është humbje e madhe për artin dhe kulturën shqiptare. Guljelm Radoja e humbi betejën e parë të jetës së tij por la pas një trashëgimi të jashtëzakonshme njerëzore dhe artistike, ishte një frymëzim për qindra të rinj e qytetarë që donin dhe duan lirinë, të drejtën e dinjitetin. Ngushëllimet e mia shkojnë për familjen e tij, miqtë dhe të afërmit. Guljelm Radoja do të mbetet përjetë mes nesh. U prehtë në paqe!
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb