Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka deklaruar pas takimit me shefen e Misionit të OSBE/ODIHR, Audrey Glover, se Reforma Zgjedhore është e vetmja rrugë për daljen nga kriza.

Përmes një mesazhi në “Facebook”, Basha zbardh detaje nga takimi me Glover, ku duket se temë kryesore diskutimi ka qenë Reforma Zgjedhore, për të cilën kreu i PD thekson se politika duhet të punojë fort për ta realizuar.

“Me drejtuesen e misionit të OSBE/ODHIR, ambasadoren Audrey Glover. I shpreha asaj vlerësimin për kontributin e vazhdueshëm të ODIHR për proceset zgjedhore në Shqipëri.
Reforma zgjedhore është vendimtare për ne dhe e vetmja rrugë për të dalë nga kjo krizë. T’ua hedhësh fajin të tjerëve është gjëja më e thjeshtë por nuk arrin askund!

Ndaj ne duhet të besojmë dhe punojmë fort për ta realizuar këtë reformë. Opozita ka një strategji të qartë dhe është momenti për ta zbatuar pa humbur kohë! Të gjithëve na takon të punojmë pa u lodhur për të ndërtuar një të ardhme më të mirë për fëmijët tanë. Një të ardhme ku të kemi një qeveri me të vërtetë të njerëzve, të zgjedhur nga njerëzit dhe që punon vetëm për njerëzit!”, shkruan Basha.

  • foto galeri

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb