Duke folur për deklaratën e zyrtarit të lartë amerikan lidhur me financimet ruse në PD në 2017 në emisionin “Open”, analisti Fatos Lubonja shprehet se nuk beson se Lulzim Bashës i kanë kërkuar rusët që të bëjë politika pro tyre.

“Këtu problemi është se çfarë thotë ligji, se ligji nuk thotë së ti nuk mund të marrësh para nga Rusia, por mund të marrësh nga SHBA. Në ligj thuhet se duhet të kesh transparencë, dhe në rastin konkret ka një problem me këto para që nuk dihet nga janë, por që të thuash mua që Rusia që këto para i ka marrë Basha ia ka dhënë Rusia që të ndërhyjë në politikat shqiptare më duke e pabesueshme, oligarkë rusë aty ka pasur sa të duash.

Deri dje ai Boris Johnson u thoshte dhe grave të oligarkëve ndahuni në Londër jo në Moskë, që të marrim ne para nga paratë tuaja, nga kjo të thuash që është marrë pare për të ndërhyrë për mua nuk qëndron.

Ndërhyrjet më të mëdha i ka bërë SHBA në Shqipëri, por ne themi ok se janë aleat. Nuk shoh ndonjë ambasador italian të shkojë të takojë kryetarin e zgjedhjeve, është ndërhyrje pikërisht në procesin demokratik. Në këtë kuptim unë them që është shumë zhurmë për asgjë. Nuk po them që Basha s’mund të ketë probleme me ato para, por që ato para i ka marrë Basha se i ka thënë ndonjë rus se shko se duhet të fillosh të bësh ca politika pro nesh, më duket jashtë logjike”, tha Lubonja.

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: