Kriminalizimi, zgjedhjet e kriminalizuara dhe oligarkët, janë tri çështjet për të cilat ka zgjidhje në platformën e re të PD-së, sipas Lulzim Bashës. I ftuar në “A show”, në News 24, Basha foli për riorganizimin e partisë, marrëdhëniet me kundërshtarët politikë, por edhe me ata brenda partisë. Si senatore e përjetshme, Jozefina Topallin dhe të ngjashmit e saj, Basha i fton të japin kontributin e tyre duke iu kujtuar se Shqipëria sipas tij, është në gjendje emergjence dhe çdokush që bën hesape personale me karrigen e vet, nuk i shërben zgjidhjes.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb