Kryedemokrati Lulzim Basha zhvilloi ditën e sotme në banesën e një çifti të moshuar në Kavajë.

Basha gjatë bashkëbisedimit me tha iu premtoi atyre se kur të vijë në pushtet pas 25 prillit, çdo vit do të rrisë pensionet me 5%, sakaq ka shtuar se çdo muaj do të ketë bonus 20 mijë lekë të vjetra për të gjithë pensionistët.

PJESË NGA BASHKËBISEDIMI
Flutura Shehu: Mirë se erdhe!
Lulzim Basha: Mirë se të gjej!
Flutura Shehu: Shumë mirë jemi tani për tani!
Lulzim Basha: Gëzohem shumë!
Flutura Shehu: Ishallah me fitoren e demokracisë, do të na iki dhe virusi!
Lulzim Basha: Të lumtë goja!
Flutura Shehu: Mirë që na erdhët!
Lulzim Basha: Faleminderit shumë!
Lulzim Basha: Profesor mirë se ju gjej!
Ibrahim Shehu: Faleminderit! Si t’u duk Kavaja sot?
Lulzim Basha: E jashtëzakonshme!
Flutura Shehu: Gjithmonë kështu ka qenë!
Lulzim Basha: Frymë ndryshimi! Fryma e ndryshimit, është një frymë…
Flutura Shehu a: Prandaj ju pyeta si ju duk sot.
Lulzim Basha: Si në fillimet e demokracisë. Në fakt me thënë të drejtën, jo vetëm Kavaja, kudo ku shkoj të njëjtat fjalë dëgjoj; nuk durohet dot më! Tani, ka njeri që bindet, që pasi ka patur 8 vite në pushtet më shumë se çdokush, se pas Enver Hoxhës ky i duhet prapë kohë për të bërë mirë, 8 vite s’ka bërë asnjë gjë të mirë, ka bërë vetëm keq këtij populli. As punësim, as shëndetësi, arsimi përtokë, rinia duke u larguar! Pa ik ky, nuk ka ndryshim! Ndryshimin e duan të gjithë, e duan edhe socialistët. Edhe socialistët e ndershëm me zi po e presin ndryshimin! Vëllezërit dhe motrat tona janë dhe ato, një Shqipëri është kjo. Ti ke dhënë historinë?
Ibrahim Shehu: Histori.
Lulzim Basha: Unë e kam pasion historinë, e kam hobi. Domethënë, mes librave që kam lexuar në jetën time, unë them që minimumi ¼ janë libra të historisë. Jeni pensionist të dy?
Ibrahim Shehu: Po, po, pensionist.
Flutura Shehu: Gjysmë pensioni… po hajt, jemi keq domethënë. Burrë e grua, ky një pension, unë gjysmë pensioni. Po Ishallah…
Lulzim Basha: Fëmijët e keni këtu apo në emigracion?
Flutura Shehu: Ne një çun që kemi, e kemi këtu shyqyr.
Lulzim Basha: Ju gjendet pranë?
Flutura Shehu: Nuk diskutohet, por me fuqinë që ka ai. Se ne me ilaçet, me ato që…
Lulzim Basha: Me pensionin, me gjysmë pensionin, se unë i kam vet të dy prindërit pensionist
Ibrahim Shehu: Se një çik është e vështirë.
Lulzim Basha: Po të paguash dritat dhe ilaçet nuk ngelet asgjë.
Ibrahim Shehu: Drita janë shumë të këqija. Këto dy muaj na kanë ardhur afrofe edhe një pension me zor i lëmë. Kot me thënë.
Lulzim Basha: Keni kaluar gjithë jetën me sakrifica për të na rritur ne.
Ibrahim Shehu: Këto ilaçet me një fjalë janë shumë shumë për neve.
Qytetari: Kam 43 vite punë. E kam filluar në Kukës edhe e kam përfunduar… Ishalla me shpresën të ndihmoj zoti.
Lulzim Bash: Gjithë këtë sakrificë që keni bërë në jetën tuaj ne do tua shpërblejmë.
Ibrahim Shehu: Inshalla.
Lulzim Basha: Këto 8 vite pensionet janë rritur më pakë se ç’janë rritur çmimet prandaj thonë janë rritur më pak se norma e inflacionit. Ne do ti rrisim minimalisht sa dyfishi i normës së inflacionit por jo më pak se 5%. Ndërsa për pandeminë, që ditën e parë do të vëmë në efekt atë paketën që ja propozuam këtyre dhe këta nuk e bënë se e kanë mendjen me ja dhënë lekët oligarkëve dhe inceneratorëve që çdo pensionistë do marrin nga 20 mijë lekë në muaj të paktën për këto shpenzimet e pandemisë jo higjienizuese për duart jo maska jo diçka tjetër. Ndërsa sa i përket ilaçeve që është problemi kryesor i çdo pensionisti rimbursimin do të bëhet si mbas diagnozës
Ibrahim Shehu: Me zor i arrijmë me i ble!
Lulzim Basha: E di, e di , i di vetë, i kam të dy prindërit pensionistë.
Ibrahim Shehu: edhe kur të takojnë me i marr me rimbursimin, të sorollatin, jo këtu, jo atje. Unë kam tridhjetë e sa vjet invalidë, jam me artirit, reumatizëm, asnjëherë nuk kam marr ilaçe kështu, i kam blerë vetë.
Lulzim Basha: Asnjëherë nuk ke marrë me rimbursimin?
Ibrahim Shehu: Jo jo, edhe një herë që tentova, se ma than, të takojnë, jo do bësh analiza, jo do shkosh këtu, jo atje!
Lulzim Basha: Ta bënë të pamundur?

Qytetari: Kështu e lash më.
Lulzim Basha: Këta vetëm për njerëzit nuk janë kujdesur këto 8 vite, për veten e tyre e ke pa mo tani, janë bërë sheikë e shkuar sheikëve, se edhe për të hëngër shkojnë në restorantet e sheikëve të Dubait. Popullit I ka ardhur durimi në fund, I është sosur durimi. Kavaja i ka prirë ndryshimit, do t’i prijë prapë me 25 prill dhe të jeni të sigurt që ne do të punojmë për ju, nuk do zhgënjeheni. Angazhimet që kemi marrë para njerëzve do t’i çojmë deri në fund. Kemi ekip të mrekullueshëm. Këtu në Kavajë dhe në Rrogozhinë keni Gridën, jua kanë zili.
Flutura Shehu: Për çdo gjë, na e ka zbukuru.
Lulzim Basha: Po. Do të punojmë bashkë. Sigurisht që fillimi do të jetë i vështirë se kanë hapur gropa të mëdha por të gjitha vështirësitë kalohen kur jemi bashkë se vendi shyqyr Zotit ka mundësi të jashtëzakonshme.
Ibrahim Shehu: Po e keqja e këtij populli…
Lulzim Basha: I duhet një qeveri e cila përkushtohet dhe një qeveri në lartësinë e pritshmërive tuaja. Nuk do të jetë një qeveri që do të reflektojë llumin e llumit. Ju e keni në Kavajë sesi në vend që të sillte njerëzit më të mirë, Partia Socialiste ka sjellë llumin e llumit. Të njëjtën gjë ka bërë edhe me qeverinë në Tiranë. Nga ne meritoni, prisni edhe do të keni një qeveri dhe një qeverisje në lartësinë e duhur e pritshmërive tuaja duke filluar nga kryeministri te ministrat te njerëzit që ju shërbejnë, dyert e institucioneve do të rihapen për njerëzit, ligji do funksionojë. Ky është formimi im, kjo është ajo që besoj unë dhe ka ardhur koha në 2021 në vend që të shkojmë mbrapa mbas tetë vjet ngecje në vend të ecim përpara dhe të ndërtojmë edhe në Kavajë edhe në të gjithë Shqipërinë një qeverisje normale me politika që ndihmojnë njerëzit, gjithçka duhet të ndryshojë. Tek pensionet gjëja e parë që duhet të ndryshojë është që të rrisim buxhetin për pensionet e pensionistët të kenë mjaftueshëm para, të kenë vendin e tyre në shoqëri dhe me dinjitet sepse me pensionet që keni sot ju s’pini dot një kafe pasi paguani ilaçet edhe dritat. Natyrisht duhet të ndihmojmë edhe fëmijët e pensionisteve, duhet të ndihmojë pra, rininë edhe ata që janë në moshë të mesme, kush ka vendin e punës ta ruaj e t’i rriten të ardhurat, kush kërkon një vend pune të ketë mundësi të gjejë një vend pune. Ekonomia është përparësia jonë kryesore. Duke ndihmuar ekonominë, duke ndihmuar pensionistët dhe shtresat në nevojë janë pjesë e një mekanizmi i cili pastaj fillon dhe e rikthen Shqipërinë në një normalitet dhe e rimëkëmb nga ana ekonomike.

Ibrahim Shehu: Po, po, ikin njerëzit, po ikin..
Lulzim Basha: Po ikin se duan Europën, duan Europën. Ne tani ky është misioni kryesor ta fusim Shqipërinë në Europë, jo ti çojmë gjithë shqiptarët në Europë dhe ta zbrazim Shqipërinë.
Ibrahim Shehu: Jo investime jo gjëra….
Lulzim Basha: Dimë ta bëjmë ne këtë, e kemi provuar. Në NATO e kemi futur, vizat i kemi hequr, edhe në Europë do ta fusim. Po në Europë nuk futet kështu, duke vjedhur paratë e popullit më të varfër, me çmimet më të larta të naftës, me pensionistët e lënë pas dore.
Ibrahim Shehu: Dritat, mjekësia, shkolla
Lulzim Basha: Absolutisht.
Ibrahim Shehu: pronat te i zoti…
Lulzim Basha: Ky ligj që kanë bërë për pronat është shpronësim, nuk është drejtësi.
Flutura Shehu: Edhe i intereson po!
Lulzim Basha: Faleminderit për pritjen! Ruani shëndetin!
Ibrahim Shehu: Ju lumshin këmbët!
Lulzim Basha: Faleminderit shumë!
Ibrahim Shehu: dhe inshallah me fitore
Lulzim Basha: Faleminderit! Ju lumtë goja.
Flutura Shehu: Hajde ta bëjmë një foto!
Lulzim Basha: Patjetër, patjetër!
Flutura Shehu: Hajde se jemi pallati ne. Hajde ti këtu!
Flutura Shehu: Me fitore inshallah!
Lulzim Basha: Faleminderit! Faleminderit shumë!
Flutura Shehu: Me shpresat tek zoti!
Lulzim Basha: Faleminderit!
Flutura Shehu: Gjithë të mirat!
Lulzim Basha: Faleminderit! Mirupafshim!
Flutura Shehu: Mirupafshim!
Lulzim Basha: Si jeni? Si të kam? A je mirë? Me shëndet?
Flutura Shehu: Do të fitojmë, do të fitojmë
Ibrahim Shehu: Sivjet bën një vjeç në 25 Prill.
Lulzim Basha: Marshallah!
Ibrahim Shehu: Do t’ja festojmë ditëlindjen mbas fitores.
Flutura Shehu: Se kemi ditëlindjen. Ta bëjmë një foto?
Lulzim Basha: Shpirti i vogël. Si e ka emrin?
Ibrahim Shehu: Sinea.
Lulzim Basha: Si jeni? A jeni mirë?
Qytetari: Më mirë jemi.
Lulzim Basha: Edhe më mirë do jeni pas 25 Prillit!
Qytetarët: Fitore!
Lulzim Basha: Si jeni? A jeni mirë?
Besnik Leçini: Edhe ma mirë do të jemi mbas 25 prillit
Lulzim Basha: Faleminderit, mirupafshim, faleminderit! Selam Alekum!
Besnik Leçini: Alekum Selam!
Lulzim Basha: Mirë se të gjej!
Besnik Leçini: Mirë se na erdhët. Këtu jeni në xhaminë e qendrës së qytetit të Kavajës. Xhami e cila është inaguru në vitin 1994. Ndodhet në vendin që ka qenë xhamia e parë.
Lulzim Basha: E vjetër.
Besnik Leçini: E vjetra është shembur në 67-tën. Kemi edhe një foto brenda të xhamisë së vjetër, kur kuptohet…

Lulzim Basha: Siç ka qenë para se ta prishnin?
Besnik Leçini: Po.
Lulzim Basha: Sa herë kam ardhur në Kavajë më është thënë që Kavaja e ka përjetuar si dramë shkatërrimin e xhamisë dhe e ka përjetuar si festë kurë mbas demokracisë deputeti i Kavajës Sali Berisha ka qenë i pranishëm kur është inagurua xhamia.
Besnik Leçini: Është e vërtetë dhe e kujtojmë atë ditë, sheshi ka qenë mbushur plot. Sheshi ka qenë mbushur plot. Pёr ne nuk ka gjё mё tё rëndësishme, pёr njё komb sesa familja, besimi nё zot edhe liria. Këto tё treja bashkё e mbajnë shoqërinë bashkё edhe e bёjmё kombin tё përparuar. Tё treja këto themele i shkatërroi komunizmi. Familjen e shkatërroi me njeriun e ri. Fenë e mbylli. Lirinë e burgosi. Prandaj, pёr ne si Parti Demokratike, si demokrat, tё treja këto janë shtylla tё rëndësishme tё çuarjes sё Shqipërisë përpara. Familja ёshtё nё qendër tё programit tonё. Liria ёshtё motori i zhvillimit. Besimi nё zot ёshtё ajo qё i jep vlera shoqërisë dhe ju falënderoj nga zemra ju, gjithё klerin e Kavajës dhe gjithё klerin shqiptar, myslimanë por dhe katolikë e ortodoksë dhe protestantë e tё gjithё feve tё tjera, të gjithë bashkë, sepse bëni një detyrë të jashtëzakonshme për ti nxitur këto vlera, për ti mbajtur familjet bashkë në një kohë shumë të vështirë për familjet. Familja shqiptare po kalon një krizë të thellë, që na e kanë thelluar edhe më shumë varfëria e këtyre tetë viteve. Dhe për ti dhënë kurajo njerëzve që të ndjekin rrugën e duhur, mos të humbin rrugën, në veçanti kur ata që duhet të japin shembullin për rrugën e duhur, nuk janë shembujt e duhur. Kështu që më shumë se kaq nuk dua të them, sepse nuk dua të bëj politikë me fenë por dua t’ju falënderoj sepse e di që asnjëherë nuk është e lehtë por në veçanti në kohë krize ekonomike, në kohë varfërie, në kohë kur njerëzit kanë humbur shpresën, kleri ka një mision të veçantë. Besimi në zot është një forcë e jashtëzakonshme që ti rikthehet shpresa që nesër do kemi një Shqipëri të mirë, një Shqipëri me mundësi për të gjithë dhe një Shqipëri të vlerave dhe jo të anti-vlerave.
Grida Duma: Ka ndihmuar dhe këto kohë COVID-i shumë kryetar sepse unë jam mahnitur dua tё them nё momentet kur kam dëgjuar njerëz qё kanё humbur shumë jetë njerëzore këtu dhe tё gjithё besimtarët me besim qё kanё nё zot arrijnë ta përballojnë fatkeqësinë njё çik mё shumë dhe
Besnik Leçini: Patjetër!
Grida Duma: Dhe ёshtё e mahnitshme se çfarë bёn besimi qytetar këtu!
Besnik Leçini: Nga kontaktet qё kam me imamët, prania e tyre ndikon sё tepërmi nё zbutjen e dhimbjeve qё ata përjetojnë ndaj nga programi qё kemi lexuar na pëlqen edhe interesi pёr rikthimin e pronave tё komuniteteve fetare dhe se ana ekonomike ndikon sё tepërmi nё përgjithësi. Ne jemi institucione qё mbahemi me kontribute e tё tjerëve
Lulzim Basha: Sigurisht!
Besnik Leçini: Nёse familjet e njerëzit nё përgjithësi janë dobët nga ekonomia normalisht dhe kontributet pёr institucionet, por shpresojmë qё tё bёhet mё mirё!
Lulzim Basha: Rikthimi i pronave ёshtё njё borxh qё Partia Demokratike ja ka klerit kudo nё Shqipëri. Kishave, xhamive, teqeve kudo. Meqë e hape këtë dua ta filloj me një kërkesë ndjese se ne duhet ta kishim mbyllur këtë proces shumë më herët por të jap fjalën se ne do ta mbyllim këtë proces me klerin kudo ku të jetë, me komunitetin mysliman, me kishën ortodokse, me kishën katolike, me bektashinjtë do ta mbyllim këtë problem kudo. Pronat do ti kthehen dhe do ti administrojë i zoti i tyre që në këtë rast ka qenë kleri sepse këto i takojnë dhe janë dhënë nga njerëzit me shpirt, shumë prej tyre i kanë dhuruar, besimtarët i kanë dhuruar. E dyta, do mundësojmë një buxhet, nuk po them të jashtëzakonshëm se Shqipëria nuk ka mundësi të ketë buxhet të jashtëzakonshëm por një buxhet dinjitoz në mënyrë që asnjë nga komunitetet fetare të mos mbetet në mëshirë të donacioneve të huaja. Shteti shqiptar sot nuk është më si para 30 vitesh, e ka mundësinë të japi nga paret e taksapaguesve shqiptarë diçka për të mbështetur klerin dhe klerikët. Dhe e treta dua t’ju them që jo vetëm keni bërë dhe vazhdoni të bëni një punë të jashtëzakonshme pёr tё ngushëllua ata qё humbin tё dashurit e tyre nga pandemia pёr t’i dhёnё forcё, pёr t’i dhёnё shpresë por, edhe pёr moralin se shoqëria nuk mund tё jetojë pa moral dhe shumëkujt qe i ka ardh rasti këto kohë qё kanё qenë shumë tё dhimbshme dhe jemi nda nga shumë njerëz dhe kemi qenë pёr fat tё keq shumë mё shpesh nё ngushëllime sesa nё vitet e mëparshme, nё ato raste kur ka qenë administruar i gjithё procesi sipas riteve fetare, njё nga këshillat e librave tё shenjtë qё nё veçanti nё ritet myslimane thuhet kudo mё ka ngel nё mendje dhe i ka ngel mendje çdokujt. Ёshtё dhe duhet tё jetë bazë e moralit se ne jemi tё përkohshëm nё kёtё botё. Vlerat materiale qё grumbullojmë i lëmё kur na nxjerrin nga dera e shtëpisë. Tё dashurit tanё na lënё atje ku bashkohemi prapë me krijuesin. E vetmja gjё qё na ngelet ёshtё emri dhe vepra. Dhe duhet për ta kujtu kёtё ditё pёr ditё pёr tё ik lakmisё, tahmasё, egoizmit e pёr t’u përpjekur pёr tё jetuar njё jetë tё drejt. Nuk ёshtё e lehtё. Nuk ёshtё e lehtё se yshtja e tё keqes ёshtё e madhe. Edhe satani e bёn punën e vet, por duhet ditё pёr ditё tё luftojmë tё keqen, brenda vetes, me njëri-tjetrin dhe ta mundim atё.
Besnik Leçini: Tё falënderojmë!
Lulzim Basha: Ju falënderoj nga zemra, ju!

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb