Kryedemokrati Lulzim Basha është ndalur sot për një vizitë edhe në një nga familjet më të vjetra tiranase, familjen Petrela gjatë bisedimeve që pati me bizneset në krizë.

Ai tha se me anëtarët e kësaj familje ka diskutuar jo vetëm për krizën ekonomike, problemet me pronat por edhe planin që ka PD për ringritjen e ekonomisë.

STATUSI I PLOTE
Sot, në oborrin e familjes Petrela, një nga më të vjetrat në Tiranë, duke biseduar jo vetëm për hallet e tyre sot nga ekonomia në krizë tek problemi i pronave, por edhe për planin tonë për ringritjen e ekonomisë dhe mirëqenien e gjithë shqiptarëve nesër. #ditemetemira

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb