TIRANË

Kreu i PD Lulzim Basha nga Fieri ka shkuar në Mallakastër. Teksa është pritur nga qindra qytetarë, Basha tha se era e ndryshimit po fryn dhe dielli i fitores po shndrin.

Sipas tij, një e nesërme më e mirë për të gjithë po vjen.

“Sot si kudo tjetër nëpër Shqipëri, era e ndryshimit po fryn, dielli i fitores po shndrin, një ditë e re për shpresën dhe besimin e çdo familjeje shqiptare. Një e nesërme më e mirë për të gjithë, një Shqipëri më e drejtë që vlerëson njerëzit e punës dhe nuk i shkel me këmbë, që pasuritë mahnitëse të Mallakastrës, Ballshit, Fierit dhe gjithë Shqipërisë ua kthen zotërve të vërtetë që jeni ju banorët e këtij vendit. Faleminderit për entuziazmin, besimin tek fitorja. Le ta vazhdojë së bashku udhëtimin tonë drejt 25 prillit, ditës që na bashkon”, deklaroi Basha.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb