Kreu i PD, Lulzim Basha ka vijuar me takimet elektorale, kësaj radhe në Roskovec ku është pritur nga dhjetëra qytetarë.

Basha i ka siguruar banoërt e Roskovecit se nuk i ka harruar padrejtësitë ndaj tyre e sakrificën e dhimbjet e tyre.

Ai tha se më 25 prill do të realizojë premtimin e madh për t’ia rikthyer sovranitetin banorëve të Roskovecit e gjithë shqiptarëve.

‘’Ndryshimi po vjen, ndryshimi ka ardhur, do jetë realitet. 25 prilli i bashkon gjithë shqiptarët.

Mos kujtoni se e kam harruar sakrificën tuaj ndaj të keqes, padrejtësinë ndaj jush. Të gjithë bashkë, fermerët e fermerë të Rroskovecit, të bëjmë realitet premtimin e madh që e nisëm këtë betejë, për t’iua rikthyer sovranitetin banorëve të kësaj toke fisnike.

Më 25 prill e tutje Roskovecin do e keni ju në dorë. Shqipërinë do e kenë shqiptarët. Më 25 prill bashkohemi për ndryshim, Roskoveci fiton, Shqipëria fiton. Zoti i bekoftë shqiptarët. ‘’- tha Basha.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb