ELBASAN

Nga qyteti i Elbasanit, ku mbajti këtë pasdite takimin përmbyllës të fushatës elektorale në këtë qytet, kryedemokrati Lulzim Basha iu bëri thirrje qytetarëve të votojnë numrin 9 më 25 prill.

Në fjalën e tij, Basha tha se PD do iu kthejë qytetin elbasanllinjve, do iu kthejë sigurinë, paqen, si dhe askush nuk do ua vjedhë votat.

“Fitores dhe ndryshimit që kjo kështjellë, kjo kala e qytetarisë, e mençurisë, e arsimit, e dijes, e punës, e zejtarisë, e bujqësisë të rrezatoj menjëherë anembanë Shqipërisë kulturën traditën e çmuar dhe të shtrenjtë të Elbasanit dhe kështu do të ndodh, sepse me 25 prill elbasanasit do të votojë për qetësinë e fëmijëve të tyre, do të votojnë për paqen në zemrat e prindërve për sigurinë e fëmijëve të tyre, për punësimin e nënave dhe baballarëve dhe për ta kthyer Elbasanin dhe universitetin e tij në një qendër model arsimi për rininë e mrekullueshme të Elbasanit, të Korçës e të mbarë Shqipërisë dhe kështu do të ndodh, mirëqenia, punësimi janë tashmë jo të kyçura në vargojve 8 vjeçar të Edi Ramës, të skutave të errëta por janë me 25 prill këtë të diel në dorën e çdo burri dhe gruaje, çdo vajze dhe çdo djali që do dalë e do votojë për ndryshimin për fitoren.

Do dal e do votojë këtu në këtë qytet, në këtë trevë, anembanë Shqipërisë, një popull që mezi po e pret të dielën, sepse këto, ju e dini, e dini më mirë se kushdo janë zgjedhjet më të rëndësishme në Shqipëri, sepse vendimi që do të marrim është edhe 4 vite të tjera si këto 8 që kaluam apo bashkë për të hapur dyert e zhvillimit, dyert e ndryshimit, dyert e Elbasanit dhe Shqipërisë si gjithë Europa! Ne e dimë fare mirë, ju e dini fare mirë, unë e kam parë dhe e dëgjoj nga jugu në veri buçimën, këngën e fitores. Kjo do të jetë fitorja më e bukur sepse do t’iu takojë të gjithëve ju, vëllezër dhe motra pa dallim, pa dallim ashtu si vuajtja dhe mjerimi nuk ka shpëtuar askënd nga ndëshkimi, ashtu dhe ndryshimi që po vjen është i vërtetë, është i prekshëm dhe do të jetë plot gëzim për çdo banor të Elbasanit, për çdo shqiptar dhe çdo shqiptare pa përjashtim.

Dhe prandaj kam nderin dhe kënaqësinë dhe ju mundësinë të çoni drejt parlamentit dhe mazhorancës fituese të Partisë Demokratike dhe aleatëve tanë në fitoren më të thellë, ekipin tonë të mrekullueshëm, shkrimtarë, profesorë, mjekë, juristë, ekonomistë, sipërmarrës, të drejtuar nga Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike Gazment Bardhi. Dielli i shpresës, dielli i besimit, dielli i fitores rrëzëllit në sytë tuaj, nata e të keqes bie përherë të fundit këtë të diel, sepse Elbasani do të marrë në dorë fatin e vet, të familjeve të veta dhe vëllezër dhe motra ëndrrat tuaja dhe ëndrrat e mia për Elbasanin nuk kanë mbaruar. Ëndrrat e mia, ëndrrat tona për Elbasanin nuk kanë mbaruar.

Më 25 Prill le të fillojmë punën me votën tuaj për t’i bërë realitet këto ëndrra, për të vazhduar projektet, për të çliruar familjet, sipërmarrjet, fermerët, mjekët, mësuesit dhe rininë dhe për ti dhënë mundësinë për zhvillim, për punësim, për pensione dinjitoze për të rikthyer modelin e vyer dhe të çmuar që unë vëllai juaj jabanxhi e di që ju bën krenar e na bën krenar të gjithë si shqiptarë, qytetarinë e elbasanllinjve. Do ta bëjmë realitet sepse të Dielën e gjithë Shqipëria dhe zemra e saj Elbasani do të votojnë masivisht për numrin 9.

Do të votojnë për të ardhmen e fëmijëve të tyre numrin 9, për prindërit tanë numrin 9, për qytetarinë numrin 9, për paqen, sigurinë, zhvillimin ekonomik numrin 9, për Shqipërinë anëtare të Bashkimit Europian numrin 9. Bashkë për ndryshim! Elbasani fiton! Shqipëria fiton! Fitore!”, u shpreh kryedemokrati Basha.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb