Kryetari i PD Lulzim Basha gjatë takimit me biznesmenë e sipërmarrës në Fier, tha se me ardhjen në pushtet të Partisë Demokratike, do i jepet zhvillim biznesit të vogël e të madh.

“Biznesi i madh do të marrë mjaftueshëm mbështetje, që të ketë frymëmarrje, oksigjen. Do të ndërhyjmë me çmimin e energjisë, me taksën e pronës etj. Me të gjitha ndërhyrjet, do të kujdesemi që bizneset të zhvillohen. Biznesit të madh do i jepet hov zhvillimi, kurse biznesit të vogël do i hiqen taksat”, tha Basha.

Lulzim Basha u shpreh se kur PD të vijë në pushtet, do zhduken taksidarët, ata që vënë gjoba e po ashtu edhe korrupsioni qeveritar.

“Ne kemi një përqasja ndryshe. Ne nuk kemi qasjen për të mjelë biznesin. Korporatat e mëdha shikohen si vende ku[ pushtetarët mund të mjelin para. Duhet shkallmuar sistemi korruptiv që është ngritur. Sa më shumë trarë që ka, ka më tepër gjoba. Kjo qeveri ka shtuar trarë pë biznesin në forma të tarifave të ndryshme. Ka dy mënyra, ose t’i paguash e nuk të ngelet asnjë lekë ose paguan ryshfete. Hapi ynë kryesor do të jetë eliminimi i trarëve. Do ketë më pak taksidarë e inspektorë, por taksa të sheshta të pagueshme dhe prapë se prapë të ardhurat mblidhen që të përmbushen standardet e tjera që duhet të kryejë qeveria”, deklaroi Basha.

(d.xh/ Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: