TIRANË-Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ngushëlloi familjet e dy marinarëve shqiptarë që humbën jetën në tentativë për të tërhequr tragetin ‘Norman Atlantic’. Basha tha se ushtarakët dhe personeli që e mbështesin kanë nevojë për vlerësime.
“Përgëzime dhe vlerësime meritojnë ushtarakët tanë, ekuipazhi i “Butrintit” dhe gjithe personeli mbështetës që kontribuan me profesionalizëm dhe përkushtim të lartë ne operacionin e shpëtimit te Norman Atlantic. Ngushëllimet e mija për familjarët dhe miqtë e Petrit Jahajt dhe Edmond Iliajt, marinarëve që humbën jetën në operacionin e shpëtimit. Është detyrë e shtetit ndihma e plotë dhe e gjithanshme për familjet e tyre dhe e mbarë nesh solidarizimi me dhimbjen e tyre”, shkruan Basha në Facebook.

(d.b/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb