Këtë të enjte në emisionin ‘Open’ në News24 , ish-kryeministri Sali Berisha foli për vendimin non-grata dhe zhvillimet politike në Partinë Demokratike.

Berisha u shpreh se kur u njoftua se nuk duhet të ishte pjesë e parlamentit, se kjo ishte diçka e paimagjinueshme.

Ndërsa foli për ish-kryetarin e PD Lulzim Basha, ish-kryeministri e quajti një ‘broken lider’, duke shtuar se Basha ishte denatyruar nga kryeministri Edi Rama, si lider.

Ish –kryeministri ndër të tjera tha se kundër Ramës mund të fitohej vetëm duke elektrizuar ata që nuk votonin, ndërsa sipas tij Basha nuk po elektrizonte as demokratët.

Sipas Adriatik Lapajt, Partia Demokratike është një aset kombëtar dhe se vendi ka nevojë për një parti të vërtetë opozitare dhe që kjo të ndodhë, duhet të tejkalohen egot personale.

Berisha: Vendimi i shtatorit pa diskutim që ka lidhje me ndërhyrjen e tyre. Kur erdhi njoftimi që nuk duhet të futesh në parlament, ishte diçka e paimagjinueshme.

Lulzim Basha nuk mund të qëndronte kurrë, humbës i tretë në krye të PD. Atë e kishte denatyruar si lider Edi Rama…E kam çun të mirë këtë…

Lubonja: Ose Basha humbi se ishte masakër zgjedhore ose se është Basha humbës, kjo duhet ndarë?

Berisha: Masakra zgjedhore është evidente dhe këtë nuk e mohoj. Si fitohej me Ramën? Të elektrizoheshin ato që nuk votonin. Lulzim Basha nuk elektrizonte votuesin e djathtë, ishte një broken-lider…

Lapaj: E vërteta është që PD është pasuri kombëtare është aset kombëtar dhe për ata që nuk janë me PD. Duke pasur një parti opozitare të vërtetë dhe të fortë edhe ata që janë me pushtetin nuk nëpërkëmbën. Por që të jetë e vërtetë do të duhet të kalojë përtej egove personale….Boll më me këto konflikte. Nuk është çështje emrash, duhet të rrimë te standardet… Po them që PD dhe opozita e këtij vendi ka detyrë historike ndaj vendit, debati është i shëndetshëm, por deri në pikën që nuk kthehet në mjet për të mbajtur në pushtet atë që ka pushtetin. Nëse duam ndryshim real në Shqipëri, duhet që të gjithë ju të krijoni një aleancë qytetare që të kërkojë hapjen e garës. Një ligj për referendumet. Qytetarëve të këtij vendi duhet t’i ofrohen alternative sepse nëse historia vazhdon kështu, Edi Rama nuk bie nga pushteti.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb