Ish-deputeti demokrat Fatbardh Kadilli, ka reaguar përmes një postimi në facebook, lidhur me votimin në parlamentin holandez,  për rivendosjen e vizave për shqiptarët. Ndërsa sjell në vëmendje vizutën e ministrit holandez në Tiranë, Kadilli ngre pyetjen: Të jetë holandishtja e vështirë për t’u kuptuar nga politikanët dhe media, apo është e tillë gjuha e ndërkombëtarëve? Nga kjo pyetje përjashtohet Basha, se ai e njeh holandishten.”- shkruan Kadilli.

Postimi i Plotë:

Holandishtja si gjuhë e ndërkombëtarëve

Parlamenti i Holandes votoi per rivendosjen e vizave per shqiptaret. Para disa javesh, Ministri holandez gjate vizites ne Shqiperi, jo vetem “pergezoi” qeverine per “suksese”, por, sipas mediave ne sherbim te qeverise, foli po kaq qarte edhe per krizen politike ne vend dhe mori anen e pushtetit.

Foli per suksese dhe arritje te qeverise dhe qendrimi / akti konkret qe pasoi ishte krejt e kunderta, rikthim i vizave. Me kete sistem logjik, te menyres si “ka flour”, apo si e kemi “degjuar”, duket qe edhe qendrimi / akti per krizen politike do te jete shpejt e kunderta e asaj qe perhapen me entuziazem borrite e pushtetit.

Te jete zeri qe nuk e vjen i qarte, apo eshte veshi qe nuk degjon? Te jete holandishtja e veshtire per t’u kuptuar nga politikanet dhe media, apo eshte e tille gjuha e nderkombetareve? Nga kjo pyetje perjashtohet Basha, se ai e njeh holandishten.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb