Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, publikon në “Facebook” një pjesë nga deklarata e tij e dhënë sot para gazetarëve, ku thekson prerë se “Nuk do të lejoj asgjë dhe askënd t’i bjerë me shkelm sakrificës së demokratëve”.

Në mesazhin në video, kryedemokrati Basha shprehet se PD është shpresa e vetme e këtij vendi dhe “Kushdo që mendon se do ta kthejë Partinë Demokratike në bunker për interesat e veta personale, do të pendohet”.

“Ndaj, një gjë ta keni të qartë: Partia Demokratike është shpresa e vetme e këtij vendi. Është shpresa e vetme e shqiptarëve për ndryshim. Ky është një moment fondamental ndryshimi. Kushdo që mendon se do ta kthejë Partinë Demokratike në bunker për interesat e veta personale, që do të ndryshojë orientimin tonë Euro-Atlantik, apo që do të thyejë vendosmërinë time për t’u përballur me korrupsionin dhe krimin e organizuar që përfaqëson Edi Rama dhe regjimi i tij dhe bishtat e korruptuar të ish-qeverisjes tonë, siç e thashë një pjesë i kemi pastruar atëherë, por një pjesë kanë mbetur dhe demokratët e dinë fare mirë kush janë e ku janë e se çfarë pazaresh kanë bërë dhe bëjnë edhe sot me Edi Ramën. Kush mendon se do të thyejë vendosmërinë time në këtë drejtim, e ka shumë gabim! Nuk do të lejoj asgjë dhe askënd t’i bjerë me shkelm sakrificës së demokratëve”, thekson Basha.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb