Për analistin Shpëtim Nazarko ai që humb nga situata në PD është Berisha. I ftuar në “Real Story”, Nazarko tha se  nga kjo betejë ka dy fraksione dhe ai i Bashës është ai që njihet zyrtarisht nga të gjithë.  Sipas tij koha është armiku më i madh i Berishës.

“Ti mund të rrish në politikë por të nxjerr historia. Unë përfytyroj që do të ketë fraksione. Për të marrë vendime të rëndësishme duhen 94 vota. Në momentin që Basha ka 17 deputetë dhe sado ta nënvlerësojmë duhet të kesh talent dhe kualitete të dalësh i pari. Ai që humbet është Berisha jo Basha. Fraksioni i Bashës është ai që e njeh bota. Berishës nuk i lejohet asnjë rrëmujë. Vështirësia e Berishës 2është koha e zhvillimit të ngjarjes. Çdo ditë që kalon i rëndohet jeta Berishës. Fraksioni i Berishës do të duhet të bëjë një luftë që nuk do e çojë gjëkundi. Koha është armiku i Berishës. Edhe ata që janë entuziastë me kohën do të mbajnë neutralin. Kjo është një histrori e zgjatur në kohë që në fund dëmton Berishën”- tha ai.

 (BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: