TIRANE

Kreu i PD, Lulzim Basha ka folur nga selia e PD para simpatizantëve pas mbylljes së protestës para Kuvendit, e cila u shoqërua me tensione dhe policia hodhi gaz lotsjellës disa herë ndaj protestuesve që tentuan të çajnë kordonin.

Basha u shpreh se opozita nuk do të njohë policinë që ushtroi dhunë ndaj qytetarëve dhe se mosbindja civile do shtrihet nga jugu në veri.

I treguam Maduros së Ballkanit dhe mbarë botës se ky vend ka zot. Sot Edi Rama përdori dhunën e verbër ndaj qytetarëve që protestuan në paqe. Sot, Edi Rama përdori dhunën e vepër ndaj qytetarëve që protestonin në paqe. Sot, ne nuk kemi më Kuvend, nuk kemi më qeveri dhe për fat të keq nuk kemi as polici. Kemi një bandë hajdutësh dhe kriminelësh që kanë vjedhur Shqipërinë. 

Sonte le t’i çojmë këtë mesazh çdo qytetari që ne nuk njohim më jo vetëm qeverinë e krimit por edhe policinë e krimit. Mosbindja civile do të shtrihet nga jugu në veri dhe do ta çlirojmë këtë vend. Çdo kush me uniformë, me syze analisti apo kostum oligarku që është pranë kësaj bande, është tradhtar i popullit të vet, është tradhtar i interesave të qytetarëve të thjeshtë dhe do të trajtohet si tradhtar i qytetarëve të thjeshtë.  Të bashkuar si asnjëherë, demokratë dhe socialistë, myslimanë dhe të krishterë vazhdojmë rrugën tonë drejt demokracisë evropiane”- tha Basha.

(BalkanWeb)

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb