Ndërsa fliste për tendera sekrete, kryedemokrati Basha zbuloi se pak ditë më parë në zyrën e prokurimeve në Ministrinë e Shëndetësisë ka rënë zjarr.

Basha u shpreh se, “E keni dëgjuar apo jo, ka rënë zjarr te kati i katërt te Ministria e Shëndetësisë. Nuk i publikoi të dhënat e tenderave sekrete se nuk po i manipulonte dot dhe i ka vënë flakën. Shpresoj të kenë mbetur mjaftueshëm gjurmë aty dhe SPAK të hetojë. Ky është një test për jetë a vdekje i SPAK, nëse SPAK dështon me këtë atëherë ka lindur i vdekur”.

Sa për atë që po ndodh me Teatrin Kombëtar, Basha u shpreh se, “Nesër do të vihen para përgjegjësisë të gjithë autorët e kësaj afere korruptive, dhunuesit e shtetit ligjor, grabitësit e teatrit janë ata që do të mbajnë përgjegjësi. Unë e cdo qytëtar do bëjmë cfarë kemi mundësi. Këtu ka rënë shteti i shqiptarëve”.

(m.a/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: