TIRANE

Nga bulevardi ‘Dëshmorët e Kombit’ kryedemokrati Basha tha se nuk do të ketë kompromis për ëndrrën e shqiptarve ‘për Shqipërinë si gjithë Europa’ . Basha tha se e vetmja pengesë për një Shqipëri Europianë është kjo qeveri, të cilën kryedemokrati e konsideroi si simbol të dhunës e vrasjes së shpresës së cdo shqiptari. Nga sheshi përpara kryeministri Basha iu drejtua Ramës, me fjalët se nga sot, shteti e ligji është sovrani i derdhur në këtë shesh

“8 javë më parë ju iu përgjigjët thirrjes së opozitës, u ngritët në bashkimin më të madh të 16 shkurtit, ne iu përgjigjëm me aktin më të madh djegien e mandateve largimin nga strofkulla nga e korrupsionit. Sot koalicioni i maxhorancës absolute. Ne partitë e opozitës, unë, PD e dimë fare mirë se ky mandat besimi që vjen nga Shqipëria e shumicës së grabitur, së dhunuar shkon përtej nevojës akute për një rotacion, rizgjimi kombëtar i një aspirate për të cilën kemi sakrifikuar shumë, për të cilën kemi patur edhe zhgënjime, sot është dita të mos bëjmë më kompromis, kurrë me asgjë më pak se standarte për drejtësi, e zgjedhje të ndershme.

Kurrë më asgjë më pak se standardet europiane të lirisë, të ekonomisë, vende pune me kushte dinjitoze për shqiptarët. Le të ushtojë nga ky muzg i tiranisë, ta degjojnë nga të gjithë këtu ne, ta dëgjojnë miliona shqiptarë, ta dëgjojë Bota se nuk do të këtë komprosim me endrrën tonë: E duam Shqipërinë si gjithë Europa.

Pengesa e vetmë për  Shqipërinë si gjithë Europa, është qeveria e krimit, asgjesimi i themeleve europiane të bashkëjetesës demokratike, asgjesimi i gjykatës kushtetuese, është mungesa e gjykatës së lartë, garante e lirive të qytetarëve shqiptarë. Me 40 mijë dosje Gjykata e lartë nuk jep dot drejtësi sepse nuk eshte e republikës së Shqipërisë, është shkatërruar për t’i vënë minat shtetit ligjor. Vota është themeli i demokracisë, kjo qeveri është pengesa dhe numër një për zhvillimin e cdo shqiptari. Ju sot në shesh e dini fare mirë me Ramën nuk ka shtet, s’ka zhvillim po vetëm dhunim e shkatërrim, vrasje të shpresës. I themi sot atij e bandës  që sot nuk jeni më shteti jeni antishteti, nuk jeni ligji jeni antiligji, jeni padrejtësia, që sot e tutje shteti është sovrani i derdhur në këtë shesh.” -u shpreh Basha.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb