TIRANË

Kryedemokrati Lulzim Basha nuk ka komentuar ende miratimin e marrëveshjes së 5 qershorit nga parlamenti por ka rishprëndarë deklaratat e Komisionit Europian dhe ambasadorit gjerman për këtë çështje.

Basha ka risjellë në Tëitter, postimin e zëdhënëses së KE, Ana Pisonero.

“BE mirëpret miratimin nga Parlamenti të amendamenteve të Kodin Zgjedhor, në përputhje me marrëveshjen politike të arritur në 5 Qershor. Kjo përmbush një nga kushtet kyçe për fillimin e negociatave të anëtarësimit me BE, siç është shpallur edhe në konkluzionet e Këshillit Europian, të datës 25 Mars 2020. Parashikimet e reja ligjore, do t’i japin Shqipërisë një kornizë elektorale me të standard me të larta të integritetit dhe transparencës, bazuar në rekomandimet e OSBE-ODIHR. Ne kemi mbajtur shënim propozimin shtesë për reformë të sistemit zgjedhor. Duke njohur rolin e parlamentit në paraqitjen e ndryshimeve shtesë sa i përket sistemit zgjedhor, ne nxisim të gjitha partitë politike të vazhdojnë diskutimet në Këshillin Politik, me të njëjtin shpirt bashkëpunues dhe gjithëpërfshirës, të demonstruar gjatë miratimit të Marrëveshjes politike të 5 Qershorit. Procesi i ndryshimeve shtesë, nuk duhet të nxjerrë nga shinat shpirtin dhe rezultatet e 5 Qershorit”, deklaron Komisioni Europian”, thuhet në deklaratën e KE.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb